Deputetët e PDK-së u kanë lënë letra në tavolinat e deputetëve të LVV-së, duke u kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe konstituimin e Kuvendit.
PDK e ka bërë thirrjen gjatë seancës së thirrur nga kjo parti, ndërsa deputetët e LVV-së nuk morën pjesë.
Në letër, PDK u kërkon deputetëve të marrin përgjegjësi për funksionalizimin e institucioneve, duke theksuar se “Kushtetuta është mbi partinë, Republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”.
Partia ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë mbajtjen e seancave konstituive deri në funksionalizimin e Kuvendit.




