Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar punëdhënësit se duhet të sigurojnë regjistrimin e të dhënave të të gjithë punëtorëve në Sistemin Elektronik EDI.
Sipas ATK-së, të dhënat duhet të jenë të sakta dhe në përputhje me gjendjen reale të punësimit.
Punëdhënësit duhet t’i verifikojnë, plotësojnë ose përditësojnë të dhënat e punëtorëve brenda afatit të përcaktuar.
Afati i fundit është 31 tetor 2026.
ATK u ka bërë thirrje punëdhënësve që të mos e shtyjnë procesin deri në ditët e fundit dhe ta përfundojnë me kohë.




