Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) i KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, ka dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për Stacionin e Zjarrfikësve në Komunën e Kaçanikut.
Donacioni u realizua me mbështetjen e ekipit CIMIC të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W), ndërsa në ceremoninë e pranim-dorëzimit ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës, Xhelal Dema, dhe komandanti i Stacionit të Zjarrfikësve, Bekim Dema.
Sipas KFOR-it, pajisjet do të rrisin kapacitetet operative të zjarrfikësve dhe do të ndihmojnë në reagimin më të shpejtë dhe efektiv ndaj zjarreve dhe emergjencave të tjera.
Kjo nismë, sipas KFOR-it, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet lokale dhe kontribut në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




