Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez, Ibrahima Konaté.
Konaté i është bashkuar klubit spanjoll si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin. Ai do ta mbajë fanellën me numrin 16.
Pas prezantimit, Konaté u shpreh i lumtur për transferimin dhe për mundësinë që të luajë në “Santiago Bernabéu”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj t’ju shoh së shpejti në Bernabéu. Hala Madrid!”, tha Konaté.




