Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka thënë se bisedimet me LDK-në për tejkalimin e ngërçit institucional po ecin mirë.
Ai deklaroi se palët janë duke u afruar drejt një marrëveshjeje për një kandidat të përbashkët për presidentin e Kosovës.
Sipas Halitit, arritja e një dakordimi për presidentin do ta zhbllokonte shpejt procesin e formimit të institucioneve të reja.




