SHBA-ja u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë që të bashkëpunojnë për tejkalimin e ngërçit institucional.
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se kriza po sjell mundësi të humbura dhe ka kërkuar që liderët t’i japin përparësi stabilitetit dhe progresit.
Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndërsa partitë ende nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.




