Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, duket se po shijon një lidhje të re dashurie.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një postim me mesazhin se “zemra e saj është plot dashuri”, duke shoqëruar atë me një emoji zemre.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shkronja “L” në fund të postimit, duke lënë të kuptohet se partneri i saj mund të ketë emrin që nis me këtë inicial.
Dolce nuk ka zbuluar identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën, duke lënë fansat në pritje të më shumë detajeve për lidhjen e saj të re.




