Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paralajmëruar se bllokada institucionale mund të rrezikojë mbi 34 milionë euro nga Plani i Rritjes.
Sipas IKD-së, Kosova duhet të përmbushë deri në fund të vitit shtatë reforma me vlerë rreth 34.4 milionë euro, që lidhen me zhvillimin e sektorit privat, investimet dhe mbështetjen e bizneseve.
IKD thekson se përmbushja e këtyre kushteve kërkon institucione funksionale dhe miratimin e disa ligjeve në Kuvend.




