SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj nëntë kompanive shtetërore kubaneze, si dhe ndaj disa zyrtarëve dhe Ministrisë së Ndërtimit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se masat synojnë të rrisin presionin ndaj qeverisë së Havanës.
Kuba e ka dënuar vendimin, duke paralajmëruar se sanksionet mund ta rëndojnë edhe më shumë krizën ekonomike dhe energjetike në vend.




