Curtis Jones është bërë zyrtarisht lojtar i Interit, pasi ka përfunduar transferimin nga Liverpooli për 30 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse dhe 10% të një shitjeje të ardhshme.
Mesfushori anglez ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me Interin deri në qershor 2031.
Jones, 25-vjeçar, ka qenë pjesë e Liverpoolit që nga akademia dhe ka kaluar të gjithë karrierën e tij te klubi anglez. Tashmë ai do ta vazhdojë karrierën në Serie A me fanellën e Interit.




