Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pasditen e sotme do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku pritet të diskutohet edhe hapja e Urës së Ibrit.
Kurti tha se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për këtë çështje.
Ai vlerësoi se pas ndërtimit të urave të reja, mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur është e pakuptimtë.




