Një aeroplan i vogël me dy persona në bord është rrëzuar të premten në Parkun Kombëtar Paklenica, pranë Zadarit në Kroaci.
Avioni ishte nisur nga Çekia dhe humbi kontaktin rreth orës 16:00. Pas disa orësh kërkime, ekipet e shpëtimit gjetën rrënojat në një zonë malore.
Policia konfirmoi se të dy personat në bord kanë humbur jetën. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.




