Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar gjithsej 83 aksidente trafiku.
Prej tyre, 35 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 48 me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,541 gjoba trafiku dhe janë arrestuar 20 persona. Shtatë persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.




