Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se ekranet me numërimin mbrapsht deri më 16 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të vendosen edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Hamza e bëri këtë deklaratë gjatë aktivitetit “Ora e Pritjes” në Prishtinë, duke thënë se ekranet simbolizojnë pritjen dhe kujtesën e Kosovës për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e vendit.




