KFOR-i ka njoftuar se karabinierët italianë kanë zhvilluar patrullime të rregullta në Gjakovë, me qëllim ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Sipas KFOR-it, patrullimet rrisin praninë në terren dhe ndihmojnë në monitorimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Në kuadër të detyrave të tyre, forcat e KFOR-it bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.




