Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 20 me persona të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1,898 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 21 persona.
Në mbajtje janë 15 persona, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor. Po ashtu, 1 person është duke vuajtur dënimin.




