Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në Malishevë.
Varrimi i saj do të bëhet nga ora 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi.
Jetlira ishte në javën e 34-të të shtatzënisë kur u gjet e plagosur rëndë në dhomën e gjumit. Ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Sipas Prokurorisë, për rastin dyshohet bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeç, i cili gjithashtu u gjet i plagosur dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rasti po hetohet nga organet e drejtësisë, ndërsa familjarë, të afërm dhe qytetarë pritet t’i japin sot lamtumirën e fundit 25-vjeçares.




