Me datën 23.08.2026, rreth orës 10:00, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, e mitura E. Baftiu, 14 vjeçe nga fshati Davidovc, ka gjetur një portofol me 260 euro dhe dokumente identifikuese dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime.
Bazuar në dokumentet e gjetura, policia ka identifikuar pronarin, E.M. 17 vjeç nga fshati Reçak, i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacion për ta tërhequr portofolin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar të miturën E. Baftiun për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe gjestin shembullor qytetar.




