Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes. Sipas raportimeve, po hetohet nëse shkak i vdekjes ka qenë mbytja apo një arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.




