Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar lidhur me dërgimin e vagonëve të Trainkosit për riparim në Serbi.
Ajo ka konfirmuar se vagonët janë dërguar në Zrenjanin, duke theksuar se një praktikë e tillë ishte ndjekur edhe në vitin 2017.
Sipas Rizvanollit, procedura për riparimin e vagonëve kishte nisur gjatë Qeverisë Mustafa, ndërsa ata ishin përuruar më pas gjatë Qeverisë Haradinaj nga ministri i atëhershëm i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Rizvanolli ka ngritur pyetjen nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte shqetësuar për dërgimin e vagonëve në Serbi edhe në vitin 2017.




