Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Ngjarja kishte ndodhur më 26 nëntor 2021, kur një autobus u qëllua me armë zjarri. Nga të shtënat u vranë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., ndërsa një person tjetër u plagos rëndë.
Prokuroria kishte pretenduar se objektiv i sulmit ishte Gjokaj dhe se motivi lidhej me një konflikt të mëparshëm me familjen Mehmetaj.
Procesi gjyqësor zgjati disa vite dhe në korrik u rihap pas paraqitjes së një videoincizimi, për të cilin Prokuroria pretendoi se mund të lidhej me armën e përdorur në krim.
Megjithatë, Gjykata Themelore në Pejë sot i ka shpallur të pafajshëm tre të akuzuarit.




