Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dërgimin e vagonëve të Trainkosit për riparim në Serbi.
Mustafa pretendoi se Kurti ishte në dijeni për këtë çështje dhe tha se riparimi është bërë pas sulmit në Banjskë.
Ai gjithashtu rikujtoi qëndrimet e mëhershme të Vetëvendosjes ndaj produkteve serbe, duke e akuzuar pushtetin për “patriotizëm të rrejshëm”.
“Të njëjtit dikur shisnin patriotizëm të rrejshëm, duke i rrokullisur kamionët me produkte serbe”, ka shkruar Mustafa.




