Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për situatën politike dhe vonesat në formimin e institucioneve.
Ajo tha se Kurti duhet të paraqitet në seancën konstituive, të mundësojë formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
Kadrijaj pretendoi se bllokada institucionale lidhet edhe me pamundësinë për të siguruar partnerë politikë dhe ndarjen e pozitave ministrore.
“Hajde në seancë, konstituo Kuvendin, formo qeverinë dhe zgjidh edhe presidentin. Nuk je mbi shtetin dhe Kushtetutën”, tha Kadrijaj.




