Gjykata Themelore në Pejë sot pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Seanca nis në orën 14:30.
Rasti lidhet me 26 nëntorin 2021, kur një autobus u qëllua me armë zjarri në Gllogjan. Nga sulmi u vranë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë.
Sipas aktakuzës, objektiv i sulmit ishte Gjokaj, ndërsa motivi lidhej me pretendimet e familjes Mehmetaj ndaj tij.
Procesi gjyqësor është zhvilluar për disa vite. Në korrik, shpallja e aktgjykimit u shty pas administrimit të një videoincizimi si provë të re.
Pas përfundimit të shqyrtimit, gjykata caktoi 24 gushtin në orën 14:30 për shpalljen e vendimit.




