Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretet e shtetësisë së Kosovës Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Ceremonia është zhvilluar në Presidencë, në shenjë nderimi për kontributin e tyre ndër vite në mbështetje të Kosovës.
Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është njohur për angazhimin e tij në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka kontribuar për vite në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në SHBA.




