Përfaqësues të PDK-së dhe Aleancës, së bashku me organizata studentore të Universitetit të Prishtinës, kanë kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të Kosovës.
Përfaqësuesi i studentëve, Granit Spahiu, tha se kriza institucionale po ndikon edhe te të rinjtë, duke kërkuar më shumë mundësi dhe institucione funksionale.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, kritikoi vazhdimin e krizës institucionale, duke thënë se ajo po ndikon në perspektivën dhe punësimin e të rinjve.
Ndërsa deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe i bëri thirrje Albin Kurtit që të marrë pjesë në procesin e formimit të institucioneve.




