U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Haxhiu e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë mandatit të tij në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe i uroi Guérot sukses në angazhimet e tij të ardhshme.




