Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për bllokimin e funksionimit të institucioneve.
Hoti tha se me përfundimin e gushtit, 120 deputetë do të marrin paga pa zhvilluar aktivitet parlamentar. Sipas tij, Kuvendi mund të trajtonte çështje të rëndësishme, përfshirë buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe mbikëqyrjen e Qeverisë.
Ai vlerësoi se partia e parë duhet të marrë hapat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.




