Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 1 aksident trafiku me fatalitet, 20 aksidente me të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.
Ndërkohë, Policia ka shqiptuar 2,401 tiketa trafiku dhe ka arrestuar 9 persona.
Në mbajtje janë 7 persona, ndërsa 1 person është duke vuajtur dënimin. Sipas statistikave, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.




