Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar afrimin e 16 shtatorit, kur pritet të shpallet aktgjykimi në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ajo tha se vendimi do të ketë ndikim për PDK-në dhe shoqërinë kosovare, ndërsa kritikoi mungesën e institucioneve funksionale në këtë periudhë.
“Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë krejt të njëjta”, deklaroi Deliu-Kodra.




