Pas vrasjes së 25-vjeçares shtatzënë në Kërvasari të Malishevës, Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë, Gjykatës dhe Qendrës për Punë Sociale.
Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e veprimeve institucionale dhe masave për parandalimin e rasteve të dhunës.
Sipas institucioneve, bashkëshorti i viktimës është i dyshuari për rastin. Ndërkohë, viktima nuk rezulton të ketë qenë më parë e evidentuar si person në rrezik.
Gërvalla kërkoi që rasti të hetohet plotësisht dhe të zbardhen të gjitha rrethanat, duke theksuar se ndaj dhunës duhet të ketë zero tolerancë.




