Prishtinë, 26 gusht 2026 – Ka nisur rigjykimi ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.
Në seancë, Konjufca deklaroi se nuk ndihet fajtor për akuzat.
“Jo, nuk ndihem fajtor”, tha ai.
Prokuroria mbeti pranë aktakuzës, duke vlerësuar se provat dëshmojnë përdorimin e mjetit të rrezikshëm dhe se fajësia e tij do të vërtetohet gjatë procesit.
Mbrojtja, ndërkaq, tha se ngjarja duhet të shihet në kontekstin e situatës së atëhershme politike dhe ngriti dyshime për provat materiale.
Konjufca ishte liruar nga akuza në vitin 2024, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.




