Administrata Tatimore e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit Florin Lata lidhur me regjistrimin e punëtorëve në sistemin EDI.
ATK ka sqaruar se jo të gjitha të dhënat në formular janë të detyrueshme. Sipas saj, vetëm fushat e shënuara me “*” kërkohet të plotësohen.
Të dhëna si numri i telefonit, emaili dhe kontrata konsiderohen plotësuese, ndërsa pozita, orari dhe paga janë ndër të dhënat e detyrueshme për qëllime të administrimit tatimor.
ATK tha se regjistrimi i punëtorëve ekzistues është pjesë e procesit të përditësimit të të dhënave në EDI.




