Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për furnizimin e institucioneve publike me produkte të importuara nga Serbia.
Ramadani ka pretenduar se glukoza e prodhuar në Vërshac të Serbisë përdoret në klinikat publike të Kosovës, duke kërkuar nga institucionet sqarime për këtë çështje.
Ai ka përmendur edhe furnizime të tjera që, sipas tij, vijnë nga Serbia, duke e cilësuar këtë si mospërputhje mes deklaratave politike dhe praktikës.
Ramadani ka thënë se fotografinë e produktit e ka bërë të enjten në një nga klinikat publike të Kosovës.




