Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të KGJK-së për gjyqtarët dhe stafin gjyqësor serb që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
OSBE-ja i ka bërë thirrje KGJK-së që pozitat e lira në sistemin gjyqësor të plotësohen sa më shpejt, përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë.
Sipas OSBE-së, procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar përfaqësimin e komuniteteve.
Misioni ka theksuar se përfaqësimi i komuniteteve është i rëndësishëm për sigurimin e qasjes së barabartë dhe efektive në drejtësi./EO/




