Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës, duke thënë se emri i tij nuk ka qenë i papritur.
“Është folur gjatë gjithë javës”, deklaroi Musliu, duke iu përgjigjur pyetjes për kandidaturën.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar që Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president.
Ndërkohë, PDK-ja ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të marrë pjesë në negociatat për zgjedhjen e presidentit.




