Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një takim koordinues me Grupin Parlamentar, Kryesinë dhe kryetarët e degëve për organizimin e pjesëmarrjes në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Në takim është diskutuar mobilizimi i strukturave të PDK-së dhe informimi i qytetarëve për pjesëmarrje në marsh.
PDK ka thënë se aktiviteti synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke theksuar se marshi duhet të ruajë karakterin paqësor dhe gjithëpërfshirës.
Partia ka shprehur pritjen që më 16 shtator të shpallet vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së./EO/




