E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, pasi reprezentuesi i Kosovës nuk po gjen hapësirën e pritshme në formacion.
Zhegrova luajti vetëm 20 minuta ndaj Frosinones, ndërsa ndeshjen me Parmën e humbi për shkak të një problemi fizik.
Sipas mediave italiane, Al-Ittihad ka shfaqur interesim për të, ndërsa Zhegrova raportohet se është i hapur për një transferim në Arabinë Saudite. Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e tij.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Lazio, që po shqyrton mundësinë e huazimit.




