Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar gjithsej 47 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Nga aksidentet e raportuara, 17 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 24 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1,860 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Ndërkohë, janë arrestuar 10 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.




