Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje kushtetuese dhe ka paralajmëruar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Hoxhaj tha se prioritet duhet të jetë konstituimi i Kuvendit, ndërsa më pas të vijojnë proceset për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, PDK-ja do të kontestojë në Kushtetuese edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
Hoxhaj u shpreh gjithashtu se deputetët e PDK-së do ta mbështesnin Hashim Thaçin për president, nëse ai do të shprehte gatishmërinë për këtë pozitë dhe pas vendimit përfundimtar të gjykatës.
Ai foli edhe për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke e vlerësuar atë si një zhvillim me rëndësi për Kosovën./EO/




