Për herë të parë, një kadet i Qendrës për Studime Universitare (QSU) ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në SHBA, me bursë studimi.
QSU e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme, që dëshmon nivelin akademik dhe profesional të kadetëve dhe mundësitë e reja për përvojë ndërkombëtare.
Sipas QSU-së, kjo mundësi përfaqëson një investim në përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të oficerëve të FSK-së dhe në avancimin e edukimit ushtarak e akademik.




