Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Participimit për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza (ISF Gaza).
Marrëveshja u nënshkrua nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe përfaqësuesit e ISF Gaza dhe Bordit të Paqes, në praninë e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Komandanti i ISF Gaza, gjeneralmajor Jasper Jeffers, vlerësoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misionin për paqe, siguri dhe stabilitet.
Nga FSK-ja u theksua se pjesëmarrja në misione ndërkombëtare është pjesë e synimit të Kosovës për të rritur kontributin në sigurinë ndërkombëtare dhe për të vepruar si kontribuuese aktive në ruajtjen e paqes.




