Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Haxhiu i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në misionin diplomatik, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.
Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në politikë, ekonomi, siguri, arsim dhe kulturë, si dhe për mundësi të reja të bashkëpunimit pas marrëveshjeve të fundit mes dy vendeve.




