Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka konfirmuar se grupi parlamentar i kësaj partie do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Lushaku tha se vendimi është marrë me synimin për të kontribuar në konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.
Ajo theksoi se Kosova ndodhet në një krizë politike dhe se institucionet duhet të krijohen sa më shpejt.
Lushaku bëri të ditur se në mbledhjen e grupit nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se fokusi ka qenë vetëm te vazhdimi i seancës konstituive./EO/




