Grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet sot në orën 13:00 për të diskutuar lidhur me vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar se në rend dite do të jetë vetëm një çështje: seanca e 9 shtatorit, ku pritet të votohet për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Vazhdimi i seancës plenare është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari për 9 shtator.




