Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka mohuar pretendimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i ka quajtur shqiptarët “terroristë”.
Rashiq i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta, duke kërkuar që të bëhet e ditur se ku dhe kur pretendohet se ka bërë një deklaratë të tillë.
Ai ka folur edhe për rastin e Fatmir Shehollit, duke thënë se disa prej bashkëpunëtorëve të tij kanë marrë telefonata kërcënuese nga një numër me prefiks të Serbisë, ku u është kërkuar të udhëtonin në Beograd.
Në aktakuzën ndaj Shehollit, Rashiq përmendet si person i synuar në një plan të dyshuar për diskreditim. Prokuroria pretendon se Sheholli kishte pranuar para dhe materiale që përmbanin komunikime të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Hetimet dhe procedurat gjyqësore do të përcaktojnë përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë./EO/




