Dita e hënë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa në disa zona priten edhe vranësira të pakta.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27°C deri në 31 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.




