Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke i cilësuar diskutimet dhe dallimet e brendshme si pjesë të natyrshme të funksionimit të LDK-së.
Quni ka thënë se debatet mund të zhvillohen publikisht ose brenda strukturave të partisë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e unitetit.
Ai ka kërkuar që çdo tension eventual brenda LDK-së të ndihmohet për t’u tejkaluar, duke vlerësuar se një parti më e bashkuar është më e dobishme për Kosovën./EO/




