Fatmir Sheholli është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është mbajtur seanca fillestare ndaj tij për akuzat për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Prokuroria pretendon se Sheholli ka pasur lidhje me shërbimin inteligjent serb BIA dhe se ka mbledhur e përcjellë informacione lidhur me zhvillimet politike dhe institucionet e Kosovës.
Në dosjen e rastit përfshihen përgjime, komunikime, video-incizime, dokumente dhe dëshmi të dëshmitarëve.
Sheholli përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa gjykata do të vlerësojë provat dhe përgjegjësinë eventuale penale./EO/




