Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar me ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike, konstituimin e Kuvendit dhe nevojën për stabilitet institucional.
Hamza shprehu shqetësimin për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke thënë se bllokada politike po e thellon krizën institucionale. Ai kërkoi që procesi të përmbyllet pa vonesa dhe në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.
Palët diskutuan edhe për rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.




